Prishtina fiton në qendrën e hendbollit

Hendboll

Prishtina fiton në qendrën e hendbollit

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 12:54
Prishtina fiton në qendrën e hendbollit

Prishtinës i ka takuar derbi i javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Ferizaj, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit vendas me rezultat 34:29.

Skuadra e drejtuar nga Taib Kabashi te fitorja ka arritur në pjesën e dytë. Pjesa e parë e derbit përfundoi 16:15 për Kastriotin.

Ferizajasit në 30 minutat e parë ishin thuajse vazhdimisht në epërsi të lehtë dhe pjesën e dytë e nisëm me avantazh prej një goli.

Në minutën e 45-të, Prishtina kaloi në epërsi 24:23 dhe më pas krijoi epërsi prej 27:23. Epërsinë prej disa golave e mbajti deri në fund.

Te Prishtina në këtë ndeshje debutoi Deniz Terziqi i rikthyer pas një kohe të gjatë në këtë skuadër. Ai shënoi 7 gola. Më efikasi te Prishtina ishte O. Beshiri me 11 gola. A. Bajqinovci shënoi 8 gola. Te Kastrioti u dallua B. Syla me 8 gola kurse 7 i realizoi L. Shabani.

Prishtina renditet e dyta me 14 pikë kurse Kastrioti është në vend të katërt me 10 pikë, por ka një takim më pak të luajtur.

Në ndeshjet tjera të luajtura të shtunën u arritën rezultate të pritura. Besa Famgas fitoi bindshëm ndaj Vushtrrisë, Trepça e mposhti Llapin kurse Drenica fitoi ndaj Dritës.

Kastrioti – Prishtina 29:34 (16:15)

Kastrioti: Esati, D. Dugolli, Syla 8, Qerimi, A.Dugolli 5, Brahimi, Bislimi 2, Shabani 7, Rudari 1, Mustafa 4, Selmani, Bytyqi, Ramadani 2, Tafarshiku, Jupa, Azemi.

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Ademi 3, Bajqinovci 8, Fetahu 2, Beshiri 11, Prekazi 3, Terziqi 7, Hoxha, Kuleta, Sherifi.

Drita – Drenica 36:51 (17:20)

Drita: Latifi 4, Sllamniku 11, Toski, Shkodra 2, Kurti 5, Hasani 1, Asllani, Isufi 12.
Drenica: Thaqi, Gjota, Zariqi 2, Sahiti 5, Hamza 7, Binaku 4, Batatina 4, Gashi 6, Baliu 3, Zekaj 3, Kastrati 17, Muqolli 2, Geci.

Trepça – Llapi 34:28 (16:11)
Trepça: Neziri 4, Buqinca, Cimili 4, Nimani 3, Sejdijaj, Y. Beqiri 2, A. Shabani 6, K. Terziqi 1, Zhuri 1, R. Shabani 5, Maxhera 2, B. Terziqi, Shala 6, Çabra.
Llapi: Mani, Visoka 6, Hasani 1, Osmani, Muqiqi 3, Havolli 6, Hoxha 7, Bogujevci 1, Bajrami, Beshiri 4.

Vushtrria – Besa Famgas 21:45 (10:24)
Vushtrria: Pllana, Melenica, Gubetini 5, Jashari, Klinaku 5, Abazxhiku 4, Musa 1, Karaqa, Mehmeti 1, Miftari 1, Emini, Selaci, Ar. Karaqa 2, A. Musa 2, M. Jashari.
Besa Famgas: Kouri 3, Prce 3, Mihaljeviq, Visoka 5, Luzha, Mushkolaj 7, J. Muqolli, Ramosaj 2, Y. Muqolli 10, Tahirukaj, Vokshi 1, Jupa 5. Gjuka 6, Idrizi, Kukrika 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat