Vjosa e KEK-u me fitore të reja

Hendboll

Vjosa e KEK-u me fitore të reja

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:17
Vjosa e KEK-u me fitore të reja

Është luajtur edhe java e shtatë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (femrat). Vjosa e ka shënuar edhe fitoren e shtatë rresht.

Vjosa ka fituar ndaj Trepçës me rezultat 25:17 dhe tani i ka 14 pikë në vend të parë.

Fitore të re shënoi edhe KEK-u që e mposhti Prizrenin me 23:18. KEK-u është i dyti me 12 pikë.

Në ndeshjet tjera, Deçani ka humbur në shtëpi nga Verona me rezultat 35:15, Ulpiana ka fituar po ashtu si mysafir ndaj Llapushës me 36:11, kurse Dukagjini po si mysafir fitoi ndaj skuadrës CLICK me rezultat 35:24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat