Istogu ka cilësinë - favorite e madhe kundër Kastriotit

Hendboll

Istogu ka cilësinë - favorite e madhe kundër Kastriotit

Nga: K. G. Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 16:58
Dijana Ujkiq e Istogut në veprim, lojtarja më e mirë në Kosovë

Në konkurrencën e femrave, Ferizaj e Istogu sfidohen si mysafirë. Kampioni në fuqi Istogu, është i përgatitur maksimalisht dhe pret fitore pa vështirësi.

Hendbollistet Esma Muratoviq, Suzana Ujkiq, Tina Hetemi, Natalia Milatoviq, Albina Rugova, me bashkëlojtare zotohen për fitore në Ferizaj kundër Kastriotit. Istogu është favorite e madhe sepse ka cilësinë karshi Kastriotit. Këtë fundjavë luhen takimet e javës së tetë të Superligës së Kosovës (femrat). Lideri i klasifikimit, Ferizaj, shpreson të vazhdojë me fitore.

Skuadra ferizajase luan me Vëllaznimin në Gjakovë, të shtunën nga ora 14:00. Ferizaj i ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 14 pikë.

Vëllaznimi i Gjakovës është i teti me 3 pikë. Të shtunën janë edhe dy ndeshje tjera të javës së tetë. Nga ora 13:00 në Deçan takohen skuadrat Jusuf Gërvalla e Vushtrria. Edhe në këtë ndeshje mysafiret janë favorite. Kampioni aktual, Istogu, nga ora 17:00 luan në Ferizaj ndaj Kastriotit. Istogaset po ashtu llogarisin në dy pikë tjera.

Dy ndeshje tjera janë të dielën. Prishtina e Shqiponja takohen nga ora 14:30 në palestrën “Dilloni Benz” në dalje të Fushë Kosovës. Ndërsa nga ora 13:30 në Gjilan takohen Drita e Samadrexha.

Ferizaj kryeson me 14 pikë, pasojnë Istogu 12, Vushtrria 10, Prishtina 10 etj. Edhe në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e tetë. Të shtunën janë ndeshjet: Prizreni – CLICK (13:00), Ulpiana – KEK-u (12:00), Trepça – Llapusha (12:00). Të dielën janë dy takime tjera: Verona – Dukagjini (15:00), Deçani – Vjosa (11:30).

Superliga, meshkujt
E shtunë

Prizreni-Vushtrria    16.00
Drenica-Vëllaznimi    19.00
Llapi-Drita    19.00
Besa Famgas-Kastrioti    19.00

Femrat
E shtunë

Jusuf Gërvalla-Vushtrria    13.00
Vëllaznimi-Ferizaj    14.00
Kastrioti-Istogu    17.00

E diel
Drita-Samadrexha    13.30
Prishtina-Shqiponja    14.30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat