Valbona apo kjo femër e Kosovës tentoj që t’i kundërvihej milicisë serbe por ky person e ndali!

Hendboll

Valbona apo kjo femër e Kosovës tentoj që t’i kundërvihej milicisë serbe por ky person e ndali!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 13:27
Valbona apo kjo femër e Kosovës tentoj që t’i kundërvihej milicisë serbe por ky person e ndali!

Në vitin 1995 milicia e pushtuesit serb pushtoi fushën e Shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj dhe ndërpreu ndeshjen e Kampionatit të Kosovës në hendboll (femrat) mes Kastriotit të Ferizajt dhe Vjosës së Shtimes. Milicët e pushtuesit ishin të armatosur deri në dhëmbë dhe e kërkonin organizatorin e kësaj sfide.

Në një moment del nga vetja trajnerja e Kastriotit, Valbona Zeqa - Rexhepi dhe tenton që t'ju kundërvihet pushtuesit serb, por nuk e lejon kryetari i klubit të asaj kohe Muhamet Sylejmani-Mani. Sylejmani, vet iu del para milicëve serb dhe mori përgjegjësinë e gjithë këtij organizimit.

Sylejmani së bashku me Shaqir Shaqirin u morën në bisedë informative në stacionin famëkeq të asaj kohe të milicisë serbe në Ferizaj.

Është interesant fakti siç tregojnë dëshmitarët e asaj kohe, Valbona as që donte me ndie për okupatorin serb dhe sipas saj, aty po luanin nxënësit e shkollës, por milicët serb me kallashnikovë as që dëgjonin për këtë gjë por shtuan presionin dhe kërcënimet.

Ndeshja u ndërpre! Valbona është trajnerja më e mirë në hendboll që njeh Kosova nga viti 1994 e deri me tash ku kishte ndërtuar një gjeneratë që nga viti 1999 e deri 2003, e cila gjeneratë katër herë rresht ishte kampione e Kosovës dhe një herë fituese e Kupës së Republikës, me lojtaret e asaj kohe si kapitenja Safete Rifati, Merfide Salihu, Jasemine Ahmeti, Xhevrie Dibra, Valentina Qerimi, Ganimete Shabani, Arbëresha Jashari, Arbnore Ahmeti, Lirie Muhaxheri, Ramize Shabani, Ermira Frangu, Albulena Jashari etj. Merfide Salihu ka qenë lojtare që shumë herë ka shënuar gola nga nëntëmetërshi dhe Safete Rifati vlerësohej si truri i skuadrës.

Valbona është në historinë e hendbollit të Kosovës si trajnerja më profesionale, më e mira e më pedantja dhe që kishte disiplinë e rregull në klub. Sot në Ferizaj emri i saj përmendet me krenari apo njihet si gruaja e hekurt e hendbollit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat