Shala: 17/18 nëntor 2018 datë historike për KHF Istogun

Hendboll

Shala: 17/18 nëntor 2018 datë historike për KHF Istogun

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 16:50
Shala: 17/18 nëntor 2018 datë historike për KHF Istogun

Trajneri i klubit kampion të hendbollit Istogu (femrat), Faruk Shala, mburret me ekip. "17/18 nëntor 2018 datë historike për KHF Istogun. Një vit më parë me 17/18 nëntor 2018 klubi i hendbollit Istogu arriti suksesin më të madh në historinë e sportit Istogas dhe klubin, duke u bërë pjesë e 16 skuadrave më të mira të Evropës në kupën Challange, pasi e mposhti skuadren italiane Cassano Magnago.Në dy ndeshjet e zhvilluara para 2500 përkrahësve Istogas dhe më gjerë në palestrën Karagaçi në Pejë, ndonëse skuadra e vetme pa palestër në Kosovë dhe natyrisht e vetmja në kupat e Evropës.

Istogaset arritën suksesin më të madh për sportin istogas dhe ndër më të madhin për sportin kosovarë.

Për këto rezultate kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj KHF Istogun e nderoj me çmimin "Gjergj Kastrioti-Skendëbeu", ndërsa ministri i sportit i Republikës së Kosovës z.Kujtim Gashi klubin e nderoj me qmimin "Vrapuesja e Prizrenit", grupi Koha KHF Istogun e shpalli klubin sportiv më të mirë në vend, në përzgjedhjen tradicionale në vitin jubilar të 20 të këtij qmimi që u japet sportistëve dhe klubeve më të mira sportive.

Më vonë KHF Istogu arriti të shpallet kampion i Kosovës, fitoj kupen e Kosovës për herë të dytë rresht dhe titullin kampion për gjeneraten U17 kadetet.Për gjithë këtë rrugëtim të përbashkët në emër timin dhe të klubit i kisha falenderuar të gjitha hendbollistet e mija që janë më meritoret për keto rezultate të arritura, bashkpuntoret, prindërit, qytetarët Istogas, donatorët e klubit, komunen e Istogut, ministrin e sportit, federaten e hendbollit të Kosovës, komitetin olimpik të Kosovës, e në veqanti edhe mediat që ishin pjesë e pandashme e sukseseve tona.
Urojë që së bashku të përjetojmë suksese edhe më të larta dhe emocione të reja", shkruan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat