Sa e dhimbshme aq edhe krenari ku luhej Kupa e Kosovës!

Hendboll

Sa e dhimbshme aq edhe krenari ku luhej Kupa e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:48
Sa e dhimbshme aq edhe krenari ku luhej Kupa e Kosovës!

Vitet rrënqethëse që nuk harrohen kurrë përkatësisht të 90-ta për sportistët dhe popullin shqiptar të Kosovës, që përjetuan terrorin e pushtuesit serb. Një fotografi e vitit 1997 është aq domethënëse por edhe aq edhe e dhimbshme por edhe krenari ku u zhvillua Kupa e Republikës së Kosovës, në fushën e sportit në Gërmi, ndërsa në palestrën tash “1 Tetori” dhe ajo e Qendrës së Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ishin të uzurpuar nga okupatori serb.  

Foto nga ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në vitin 1997 në Gërmi të Prishtinës në mes Besës së Pejës dhe Kastriotit, të cilën e fitoi Besa.

Nga e majta shihen Fitim Ramadani (Kastrioti), Mustafa Kadrijaj (Besa), Xhavit Morina (Kastrioti), Xhelal Selmanaj (Besa), Sefedin Kadrijaj (Besa), Arben Muqolli (Besa), Faton Ferati (Kastrioti), Fatmir Muhaxheri (Besa), Afrim Jetishi (Kastrioti) dhe në portë Riza Kasumaj (Besa), si dhe Edmond Vokshi (Besa pas Fatmir Muhaxherit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat