E la Malin e Zi, mori pasaportën tonë, sot në fanellën e kombëtares së Kosovës

Hendboll

E la Malin e Zi, mori pasaportën tonë, sot në fanellën e kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 19:20
Suzana Ujkiq

Ka një dashuri të pakufishme për Kosovën! I pëlqen shumë Kosova! Është Suzana Ujkiq, vajza nga Malësia e Malit të Zi, që para pak ditëve u bë shtetase e Republikës së Kosovës.

Ajo u pajis edhe me pasaportën e Kosovës!  Suzi, siç e thërrasin të gjithë, fiton të drejtën që të paraqitet edhe në kombëtaren e Kosovës.

Kjo vajzë sypatrembur, ftohet për herë të parë zyrtarisht në kombëtaren e Kosovës, e cila do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar në Antalia të Turqisë, nga 22-25 nëntor. Suzi luan në pozitën e pivotes, është anëtare e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu, klub që ka kushte bindshëm me të mira në vendin tonë, me trajnerin e palodhshëm Faruk Shala.  

Vajza e lindur në Malësi dhe tani shtetase e Kosovës, ka emocione të mëdha që do ta vesh zyrtarisht edhe fanellën e kombëtares së Kosovës dhe është në gjendje që të vdes për të.

Vajza që jeton me sportin, me padurim pret ndeshjen e parë që Kosova e luan më 23 nëntor ndaj Italisë, nga ora 9:30. Të njëjtën ditë (19:00) takohet me Kombëtaren B të Turqisë. Më 24 nëntor nga ora 19:00 është ndeshja Kosova – Turqia A, ndërsa më 25 nëntor vajzat tona luajnë me Maqedoninë Veriore, nga ora 17:00. 

Suzi, është ndër lojtaret më të mira në vendin tonë, që besa në vitin 2018, në vitin e kaluar, ka qenë më e merituara që e mposhtën në finale me 20:19 Kastriotin e Ferizajt pikërisht me 6 maj. Suzi, kishte shënuar 5 gola apo ka qenë më efikasja e asaj finale të madhe, që i përloti Kastriotin e trajnereve të asaj finale Vlora Jasharit dhe Lirie Muhaxherit!  

Me një fjalë, vajzë me zemër të madhe,  një pivote shumë luftarake dhe që i jep gjallëri ekipit të saj, sigurisht tani edhe kombëtares tonë! Përzgjedhësi Agron Shabani bëri një veprim shembullor, për faktin se ftoi në kombëtare njërën nga lojtaret më të mira në Kosovë, që moti e ka merituar kombëtaren, por procedurat teknike ia mohuan të drejtën deri më sot që të jetë pjesë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat