Kabashi i drejtohet opinionit: Ja kush jam unë!  

Hendboll

Kabashi i drejtohet opinionit: Ja kush jam unë!  

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 14:37
Taib Kabashi

Kryetrajneri i Prishtinës (meshkujt), Taib Kabashi, ish selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll, që i takon gjeneratës së sakrificës dhe të rezistencës kundër pushtuesit serb, iu është drejtuar opinionit, duke treguar se kush është ai. Kabashi këtë sqarim e ka bërë për hir të opinionit sportdashës, që t’ju tregoj disa kolegëve të tij, se vërtet çka ka bërë dhe cili është me rezultate e suksese!  

“Qysh në moshën 15 – vjeçare kam filluar me sport, por më shumë do të fokusohem prej pavarësimit të sportit përkatësisht hendbollit të Kosovës, ku u zhvilluan garat e Republikës së Kosovës.

E imja është t’i tregoj opinionit, se disa kolegë kanë bërë pyetje se kush jam unë, e unë jam ai që kam rezultate dhe puna e ime e ka dëshmuar dhe po e dëshmon. Jam unë, Taib Kabashi. Prej pavarësimit gjithmonë kam qenë i kyqur në sport, i vetmi trajner që ekziston dhe kurrë një ditë se kam pasur pushim, gjithmonë aktiv, nga viti 1991 e 1998 si lojtar aktiv, donatorë, drejtor. Jemi mbledhur në atëkohë shoqëria, unë Afrim Prekazi, Eroll Vitaku e shumë të tjerë, që e kemi pasur barrën kryesore si donatorë etj. dhe me lojtarë iu kemi bërë rezistencë okupatorit serb. Prej pavarësimit të hendbollit, prej fillimit kemi qenë na tretë (Prekazi-Kabashi e Vitaku). Në vitin 1993 me Trepçën kemi qenë kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës.

Pas vitit 1999, 2000 vetëm një sezon kam qenë si lojtar dhe iu rroka zejes së trajnerit me shumë shokë. Në vitin 2001 me Trepçën u bëmë kampion dhe në vitin 2002 fitues të Kupës së Kosovës.

Masandej kemi pasur rezultate edhe me Prishtinën, ku iu bashkova dhe dolëm kampion në vitin 2009. Në vitin 2013 me gjeneratën e Prishtinës, gjeneratën e artë me Enis Kabashin, Kreshnik Krasniqin, Florim Hoxhën, Arbër Prekazin etj. fituam titullin dhe Kupën e Kosovës. Mos të harrojmë, me kombëtaren e Kosovës arrita në vendin e tretë në Kampionatin Botëror për shtetet në zhvillim në vitin 2015, që u mbajt në Prishtinë, kampionat i organizuar nga IHF-i.

Sa i përket rezultateve këtu jam dhe kam shumë rezultate tjera si në Kosovë e në turnetë e ndryshëm me kategoritë e reja. Këto i dinë i gjithë opinioni, pra rezultatet e mija.

Jam i zgjedhur tri herë trajneri më i mirë nga KK Mitrovica, tri herë trajneri më i mirë i vitit, edhe dy herë në Komunën e Prishtinës, dhjetë herë trajneri më i mirë nga FHK-ja, sa të gjithë trajnerët tjerë, dhe një herë edhe për arritjen ndërkombëtare në Vesprem”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Kabashi ka përmendur edhe kolegët, që së bashku janë me meritorët që zbuluan këtë gjeneratë që sot me sukses i mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Kosovës.

“Kemi shumë lojtarë që janë pjesë e kombëtares, pra janë 80 për qind e lojtarëve që dolën nga duart e mija dhe të kolegëve të mirë, të cilëve iu falënderohem, si Verim Zherkës, Nexhdet Dobroshit, Fatmir Muhaxherit, Benon Brahushit, Jeton Havollit, Veton Hajrizit, me të cilët bëmë një punë të madhe të përbashkët në kombëtaren e Kosovës, e cila tash po shkëlqen me rezultate të mira. Puna ime me kolegët e mi, puna tetëvjeçare tani kanë ardhur në shprehje edhe rezultatet në kombëtare. Iu falënderohem të gjithëve për bashkëpunim, që i kanë përgatitur këta lojtarë që sot luajnë në kombëtare.

Kisha me falënderuar edhe të gjithë ata bashkëpunëtorë po ashtu edhe besimin që kemi pasur atëkohë nga presidenti i FHK-së së asaj kohe Mexhit Devaja, po ashtu nga presidenti Eurgen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci.

Pajtohem plotësisht me vlerësimin e kolegut dhe shokut Verim Zherka, i cili e ka thënë publikisht se Taib Kabashi është profesor dhe doktor i hendbollit. E falënderoj publikisht për deklaratën e tij. Edhe mburrem me të gjithë lojtarët që po bëjnë karrierë në Gjermani dhe në Zvicër.

Kjo është dëshmia më e mirë e punës që kemi bërë, shumica po luajnë në ligat zvicerane dhe gjermane dhe sot janë pjesë e kombëtares. Me këta lojtarë që kemi punuar sot janë shtylla kryesore dhe baza e kombëtares. Këto janë disa nga dhënat se kush është Taib Kabashi. Më shumë kam punuar se sa kam folur”, tha Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat