Po folën e i hapën letrat Muhameti e Sefedini, plotëve do t’ju del flaka...

Hendboll

Po folën e i hapën letrat Muhameti e Sefedini, plotëve do t’ju del flaka...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2020 Në ora: 12:23
Muhamet Kilaj

Muhamet Kilaj, zotohet si një ditë do t’i hap letrat! 

Do t’i hap letrat e historisë, sidomos të periudhës së vitit 1991 e këndej! 

Image

Sefedin Reçica

Është sekretari i parë në pavarësim i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj dhe një kohë edhe në Lidhjen e Sporteve të Ferizajt, së bashku me Sefedin Reçicën, ky i fundit atëkohë edhe kryetar i lidhjes së sporteve! 

Si Muhameti si Sefedini dinë shumëçka jo vetëm për hendbollin. Si njëri dhe si tjetri dhanë shumë për sportin, nuk po i hapin letrat se po i hapën ato, plotëve do t’ju del flaka në nivel të Kosovës. 

Muhameti e Sefedini janë ish hendbollistët e gjeneratës së artë të viteve të 70-ta e të 80-ta, u takojnë ish Borcit të madh të Ferizajt, kur garonte edhe në ligën e parë federative të ish Jugosllavisë. Dy emra të mëdhenj edhe të kohës së pavarësimit të sportit dhe kanë material e material të jashtëzakonshme të asaj kohe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat