Përfundon ndeshja, me këtë rezultat u mbyll Kosova – Kuvajti

Hendboll

Përfundon ndeshja, me këtë rezultat u mbyll Kosova – Kuvajti

Më: 5 janar 2020 Në ora: 21:13
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar një ndeshje të suksesshme testuese në prag të kualifikimeve për Botëror.

Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, kombëtarja e Kosovës u përball me Kuvajtin.

Kuvajti fitoi me rezultat 22:14, por paraqitja e ‘Dardanëve’ ishte e kënaqshme deri në fazën përfundimtare të ndeshjes.

Për afro 45 minuta rezultati ishte thuajse i barabartë por më pas Kuvajti u shkëput në rezultat. Selektori Taip Ramadani ka provuar gjëra të reja në këtë ndeshje, ku janë ushtruar skema të ndryshme taktike e kombinime të lojtarëve.

Ramadani ua ka dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve kurse kanë debutuar në Kombëtaren A, Liridon Zena, Albin Xhafolli e Leonard Gegaj. Të hënën nga ora 17:00 luhet ndeshja tjetër miqësore me Kuvajtin.

Drilon Tahirukaj (4), Luigj Quni (3), Drenit Tahirukaj (1), Bujar Ramosaj (1), Kastriot Jupa (1), Leonard Gegaj (1), Albin Xhafolli (1), Fatlum Ahmeti(1) e Jon Muqolli (1) kanë shënuar golat për Kombëtaren e Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në atmosferë të bukur sportive në Rahovec, para rreth 1200 shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat