Çka paska bërë keq Agimi Aliu? Tregon më së miri Blerim Beqiri

Hendboll

Çka paska bërë keq Agimi Aliu? Tregon më së miri Blerim Beqiri

Nga: K. G. Më: 8 janar 2020 Në ora: 17:09
Çka paska bërë keq Agimi Aliu? Tregon më së miri Blerim Beqiri

Ish hendbollisti i KH Kastriotit nga Ferizaj, Blerim Beqiri, shpreh brengën e tij për zhvillimet e fundit në klub.  
“Unë nuk jam i prirur për të shkruar dhe nuk është në natyrën time të bëjë statuse të tilla ne Facebook.

Duke u nisur nga disa fjalë, statuse dhe shkrime që po qarkullojnë kohëve të fundit lidhur me Klubin e K.H. "Kastrioti" dhe disa akuza kundrejt kryetarit Agim Aliu, më shtytën të shkruaj dhe të flas edhe unë si një ish lojtar dhe së fundi si ish trajner i KH "Kastrioti".

Së pari dua të ju them mos bini preh e shkrimeve të personave të cilët Hendbollin Ferizajas e njohin vetëm në bazë të preferencave tyre politike, të cilët kurr nuk kanë shkelur me vullnetin e tyre në parketin ku luhet dhe derdhet djerës e hendbollistëve.

Persona këta të cilët kurrë nuk e morën mundin që të vetëm një herë në jetën e tyre të vinin e të shohin një lojë të KH “Kastrotit" deri në atë moment kur interesi i tij personal dhe politik e detyroi të shkel në atë derë ku kurrë më parë nuk kishte shkelur me vullnetin e tij.

Sa i përket akuzave të drejtuara drejtë Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu dua të ju njoftoj:
1. Me ardhjen e tij në pushtet, Klubi është bërë me Kryesi, ku kryetari i saj ishte Lulzim Abazi.

2. Janë ftuar dhe mbledhur të gjithë lojtarët të cilët tashme veç e kishin braktisur Klubin, pasi që Klubi ishte ne gjendje te mjerueshme, gjendje kjo e lënë nga ish udhëheqësia e kaluar.

3. Pas kësaj Klubi është përforcuar edhe me lojtarë të huaj dhe kështu është bërë një ekip kompakte dhe e përgatitur për gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

4. Janë fituar këta tituj: Fitues i Kupës Republikës së Kosovës dhe Nën Kampion i R. Kosovës;
5. Pjesëmarrje ne Gara Ndërkombëtare ku në këto Gara Ekipi i K.H."Kastrioti" ka pasur rezultate shumë të mira dhe paraqitje fantastike në këto gara, një ndër to është edhe fitorja ndaj H.C."Tallin" nga Estonia.

6. Po ashtu është K.H. "Kastrioti" ekipi i Junior've është bërë Kampion i Kosovës dhe grupe tjera.
Kështu u Klubi pati shumë suksese të tjera si në rrafshin teknik organizativ dhe ati te lojës se hendbollit.
Pra tani më thuani, çka paska bërë keq Agimi Aliu në këtë Klub?!, ku të gjitha të arriturat e sipërcekura u bënë fal mbështetjes së tij financiare dhe morale që i dha Klubit tonë si Kryetari i Komunës sonë.
K.H."Kastrioti" gjithmonë nën udhëheqjen e tij ka pasur suksese, besoj që të gjithë e dini historikun e Klubit tonë dhe besoj që e dini nën udhëheqjen e kujt pati ky klub suksese.
Përtej obligimit të tij ligjor për t'u përkujdes për Klubet Sportive të Komunës së Ferizajt, mund t'ju them se Kryetari ka dashuri të veçantë ndaj sportit, e posaçërisht ndaj K.H." Kastriotit" dhe ndaj qytetit të tij.

Ne të gjithë e dim se ekipet e huaja me një buxhet multi milionësh shpesh herë po kalojnë ne kriza të mëdha si teknike organizative ashtu dhe financiare, andaj kjo krizë kalimtare që ka kapluar Klubin e K.H."Kastroti" nuk do të thot qe Klubi u shua dhe se qyteti jonë nuk do të këtë më një Klub, kjo është fazë kalimtare e cila do të kontribuoj vetëm në të mirë te Klubit, thënë ndryshe është Kohë Reflektimi”, shkruan Beqiri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat