Dedaj: Nëse luftojmë si në ndeshjet në Kosovë...

Hendboll

Dedaj: Nëse luftojmë si në ndeshjet në Kosovë...

Më: 9 janar 2020 Në ora: 19:33
Dedaj: Nëse luftojmë si në ndeshjet në Kosovë...

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur në Benevento të Italisë, ku prej të premtes deri të dielen i luan ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021. Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë.

Kapiteni Valon Dedaj është i gatshëm për të udhëhequr Kombëtaren në sfidat e rëndësishme me Italinë, Rumaninë e Gjeorgjinë. Dedaj është optimist se Kosova do të bëjë hapin e synuar para, nëse të gjithë djemtë japin më të mirën. "Duhet që të gjithë të luajmë në nivel të lartë. Me dy-tre lojtarë nuk është e mundur.

Nëse luftojmë si në ndeshjet në Kosovë, atëherë do të jetë shumë mirë. Deri më tani jashtë vendit kemi luajtur më dobtë dhe shpresoj që kjo të ndryshojë tani. Ndoshta na ka kushtuar edhe mungesa e përvojës", ka thënë Valon Dedaj, që është shumë i kënaqur me fazën përgatitore. Por Dedaj pranon që grupi është shumë i fortë. Kombëtarja jonë ndeshjen e parë e luan të premten (nesër) ndaj Italisë nikoqire (20:00). "Do të jetë vështirë, kundërshtarët janë të fortë.

Por nëse rezultati është i ngushtë, atëherë ne fitojmë zemër dhe të gjithë na frikësohen. Prandaj është me shumë rëndësi që të hyjmë fuqishëm në ndeshje.

Këtë ua kam thënë edhe lojtarëve. Me shumë peshë është që edhe konkurrenca është rritur në kombëtaren tonë", ka theksuar kapiteni ynë, Dedaj. Pritjet prej tij dhe prej lojtarëve tjerë të Kombëtares janë të mëdha. Rezultatet e vitit të kaluar dhe atmosfera brenda ekipit, japin shpresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat