Kastrioti me traditë kundër Ferizajt - Bota Sot
Kastrioti me traditë kundër Ferizajt

Hendboll

Kastrioti me traditë kundër Ferizajt

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:16
Kastrioti me traditë kundër Ferizajt

Rivalet vendase do të takohen në dy ndeshje të ndryshme të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën (nesër) në Vushtrri takohen Samadrexha e Vushtrria. Kjo ndeshje luhet prej orës 19:00 ndërsa Vushtrria llogaritet favorite. Vushtrria është e katërta në tabelë me 14 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Samadrexha është e teta me 5 pikë.

Po të shtunën luhet edhe ndeshja në mes të Kastriotit dhe Ferizajt.

. Kjo ndeshje fillon në ora 18:30. Ferizaj është i dyti në tabelë me 18 pikë sa i ka edhe Istogu në vend të parë. Kastrioti është i pesti me 10 pikë.

Nesër është edhe ndeshja Jusuf Gërvalla – Prishtina, që fillon në ora 13:30.

Dy ndeshje tjera janë të dielën: Drita – Shqiponja (14:30), Istogu – Vëllaznimi (15:30).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat