Të mërkurën në Gjakovë është luajtur ndeshja e mbetur e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Janë takuar Vëllaznimi dhe Drita e Gjilanit. Fitore ka shënuar Vëllaznimi me rezultat 44:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:9 për gjakovarët.
Spahija me 10 gola ishte më efikasi te Vëllaznimi. Te Drita u shqua Isufi me 18 gola.
Vëllaznimi përforcohet në vend të pestë me 18 pikë kurse Drita mbetet e fundit në pritje të pikëve të para.