Reagon Istogu: Ju lutemi mos na bëni me hile

Hendboll

Reagon Istogu: Ju lutemi mos na bëni me hile

Më: 7 mars 2020 Në ora: 15:38
Reagon Istogu: Ju lutemi mos na bëni me hile

Klubi i hendbollit Istogu (femrat), kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës, reagojnë në referim, sipas tyre, janë dëmtuar rëndë në takim me Vushtrrinë kur edhe pësuan humbje me 21:20, në kuadër të Kampionatit të Kosovës.

“KHF Istogu ka humbur padrejtësisht ndeshjen në Vushtrri pasi që gjyqtarët e ndeshjes kanë ndarë drejtësinë në mënyrë të njëanshme. Pas ankesës në organet përkatëse të FHK-së, komisioni përkatës në prani të përfaqësuesit të Istogut ka vlerësuar që gjyqtarët kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar të ndeshjes duke bërë gjithsej 19 gabime në dem të KHF Istogut, prej tyre 5 gola ka pranuar skuadra e Istogut në mënyrë jo të drejtë (gola të parregullt) dhe një penalti e pa akorduar në fund të ndeshjes, vërtetë shumë për një ndeshje derbi që vendos direkt për kreun e tabelës.

Istogu padrejtësisht e humbi ndeshjen me rezultat: 21-20, të njëjtit gjyqtarë ndanë drejtësinë edhe në vitin 2017 pikërisht në Vushtrri kur rezultati ishte 20-21 por kësaj radhe për Istogun, por që atëherë po të njëjtit gjyqtar kishin kriter tjetër, në sekondat e fundit akorduan penalti të pa qenë për tu barazuar rezultati: 21-21 kjo i kushtoj Istogut me humbjen e titullit të kampionit.

Të nderuar sportdashës, e veçanërisht atyre të hendbollit, adhurues të klubit, qytetar të Istogut dhe Kosovës, organe udhëheqëse të FHK-së, të nderuara klube të hendbollit, e gjithë kjo që thamë me lart ka qenë e rendë për klubin tonë, por fyese dhe me e rendë ka qenë vendimi i KG që të dënohen me 2 ndeshje dhe 100 euro gjob gjyqtarët për rast të përsëritur ndaj KHF Istogut. Kujtojmë që për një gabim të vetëm gjatë një ndeshje për të tjerë gjyqtarë dënimi ka qenë dyfish më i rendë edhe pse skuadrat tjera kanë luftuar për vendin e 5/6, ndërsa në rastin tonë luftohet për vendin e 1, kjo vërteton që është vepruar me kritere të dyfishta.

KHF Istogu është njëra nga skuadrat që me së shumti investon në hendbollin e Kosovës, 70/80 mijë euro në sezon, për të gjitha këto vite rreth 25 hendbolliste nga ky klub kanë qenë pjesë e përfaqësuesve të Kosovës, i terë angazhimi ynë si një kolektiv sportiv meriton të respektohet sepse nuk mund të krijosh lehtë një të tillë. 

Dëmtimi nga të gjithë ju nuk e dëmton vetëm Istogun e dëmton në përgjithësi hendbollin e Kosovës. Ne nuk jemi klub që vrapojmë pas posteve, nuk kemi përfaqësues në borde as komisione e shoqata me u zgjedh ditën që kyçesh në çfarëdo forme në një klub hendbolli me interferu në vendime e me qenë jo serioz dhe me u tallë padrejtësitë që ju bëhen skuadrave, jemi vetëm një klub punëtor që punojmë në interes të hendbollit dhe kemi vetëm një kërkesë: Ju lutemi mos na bëni me hile”, thuhet në reagimin e KHF Istogu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat