Kosova kërkon të shtyhen ndeshjet me Bjellorusinë

Hendboll

Kosova kërkon të shtyhen ndeshjet me Bjellorusinë

Më: 12 mars 2020 Në ora: 14:45
Kosova kërkon të shtyhen ndeshjet me Bjellorusinë

Federata e Hendbollit të Kosovës ka sygjeruar dhe ka kërkuar nga EHF-ja që të shtyhen ndeshjet kualifikuese në mes të Kosovës dhe Bjellorusisë (femrat) për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ndeshja Kosova - Bjellorusia është caktuar të luhet më 25 mars në Prishtinë kurse një ndeshje tjetër është planifikuar për në Minsk më 29 mars.

FHK-ja është në komunikim intenziv me EHF-në dhe pritet që të aprovohet kërkesa jonë. Nëse kërkesa aprovohet, ndeshjet luhen në javën e parë të qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat