Trepça me fitore të madhe në Gjakovë - Bota Sot
Trepça me fitore të madhe në Gjakovë

Hendboll

Trepça me fitore të madhe në Gjakovë

Më: 13 mars 2020 Në ora: 10:34
Trepça me fitore të madhe në Gjakovë

Trepçës i ka takuar ndeshja kryesore e çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Trepça të enjten mbrëma fitoj ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 31:25. Ndeshja është luajtur pa praninë e shikuesve, në bazë të vendimit të FHK-së.

Mitrovicasit kanë nisur shkëputjen pas minutës së 15-të ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10 në të mirë të Trepçës. Në pjesën e dytë epërsia e Trepçës shkoj deri në dhjetë gola, ndërsa ajo nuk u rrezikua asnjëherë.
F. Klinaku me 11 gola dhe S. Maxhera me 8 gola ishin më efikasët te Trepça. Te Vëllaznimi 7 gola i shënoj A. Halili.

Të mërkurën në gjysmëfinale kaluan Kastrioti e Prishtina, ndërsa ka mbetur të zhvillohet ndeshja Besa Famgas – Zhegra.

Vëllaznimi – Trepça 25:31 (10:15)

Vëllaznimi: Lluka 1, Brahushi, Mamusha, Morina, Rama 1, Halili 7, Luzha, Rexha 3, Hoxha, Pozhegu, Neziri 5, Fana 4, Spahija 2, Leka 2, Idrizi.

Trepça: Terziqi, Abrashi, Sejdijaj, Mujka 1, Beqiri, Maxhera 8, Smaka, Shala, Nimani, Klinaku 11, Shabani 4, Voca, K. Terziqi 2, Abazxhiku 2, Cimili 3, Fejzullahu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat