Istogu me një vendim për lojtaret nga jashtë

Hendboll

Istogu me një vendim për lojtaret nga jashtë

Nga: K. G. Më: 18 mars 2020 Në ora: 13:25
Istogu me një vendim për lojtaret nga jashtë

Kampionia e Kosovës, klubi hendbollit Istogu (femrat), ka marr një vendim të ri në lidhje me disa nga hendbollistet e huaja.

“Vendi ynë  ashtu si shumica e vendeve të tjera në botë po kalon nëpër një periudhë sfiduese pas përhapjes së pandemisë së quajtur Corona Virus.


Qeveria e Republikës së Kosovës ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore e sportive, tani vendi ynë ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme.

KHF Istogu çmon përpjekjet shtetërore dhe qytetare për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, shëndeti për neve është primar andaj kemi pezulluar të gjitha aktivitetet, po ashtu kemi liruar hendbollistet tona që vijnë nga jashtë vendi deri në një vendim të ardhshëm të cilat i falënderojmë për kontributin në klub dhe të gjitha sfidat që i kaluam bashkë.
Urojmë dhe besojmë që populli ynë do të dal edhe kësaj radhe fitimtar.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë shqiptarët ku do që janë”, njofton KH Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat