Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiqi, që luan për kombëtaren e Malit të Zi, vendos që të ndërrojë mjedis.
Dijana e konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ka firmos me klubin tjetër rumun, Gloria Buzau.
Ajo së fundi ka luajtur për Magura Cisnadie në Rumani, ndërsa tani ka vendos të ndërrojë ekip dhe të luajë për Gloria Buzau.
Hendbollistja shqiptare nga Malësia e Malit të Zi, është prej lojtareve më të mira evropiane.