Hasani: Kemi pasur lëndime, griposje edhe të lojtarëve kyq - Bota Sot
Hasani: Kemi pasur lëndime, griposje edhe të lojtarëve kyq

Hendboll

Hasani: Kemi pasur lëndime, griposje edhe të lojtarëve kyq

Nga: K. G. Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:09
Hasani: Kemi pasur lëndime, griposje edhe të lojtarëve kyq

Trajneri Shefqet Hasani tregon disa gjëra interesante që janë ballafaquar me klubin e hendbollit Prishtina (meshkujt).
“FHK-ja, ishte e përgatitur ta bënte ceremoninë e dhënies - ndarjeve të medaljeve e kupës “Kampionë 2019/20 , për klubin : KH. Prishtina. - kategoria – kadetët. Pandemia COViD - 19 e përhapjes, dhe ndërprerja e aktiviteteve sportive e pamundësoj të kryhet kjo punë (akët).

KH Prishtina - kadetët: arritën rekord fitoresh: nga 18 lojëra të zhvilluara gjatë kampionatit të rregullt të gjitha fitore 18.

Ky rezultat i arritur erdhi si fryt i punës së rregullt - sistematike nga trajnerët, lojtarët, puna e stafit teknikë...

Image

Titulli u sigurua dy javë para se të kryheshin lojlt e kampionatit: në lojën e zhvilluar në Pejë me rezultatin bindës: Besa famiglia : Prishtina 20: 26 . Vlen të ceket se ne si ekip gjatë tërë kampionati treguam formë dhe lojëra të forta dhe të mira të cilat shpeshherë shkonin me rezultate të larta në diferencë kundrejt kundërshtarëve.

Si ekip kishim fond të mjaftueshëm lojtarësh dhe konkurrencë solide mes lojtarësh. Ekipi gjatë tërë kampionatit qëndroj mirë dhe lartë me përgatitje fizike - psikike, edhe nga ndonjëherë kemi pasur lëndimi, griposje edhe të lojtarëve kyq të lojës dhe portierit standard të lojës, megjithatë vullneti i madh i tyre përformanca e lartë e tyre në aspektin tekniko - taktik dhe përvoja e lojtarëve kyq të ekipes na sollën rezultatin dhe kupën.

Në fund falënderoj lojtaret të cilët më së shumti u djersiten e dhanë kotributin e tyre. Njëherit uroj që sa më parë të kalojë kjo pandemi, e mos të kemi të prekur, dhe ti kthehemi punës (sallave,  palestrave ) dhe jetës normale te ne Kosovë dhe mbarë boten”, tregon Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat