Rifat Shabani - personalitet që dha shumë në Gjeneratën e Republikës! - Bota Sot
Rifat Shabani - personalitet që dha shumë në Gjeneratën e Republikës!

Hendboll

Rifat Shabani - personalitet që dha shumë në Gjeneratën e Republikës!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2020 Në ora: 16:54
Rifat Shabani - personalitet që dha shumë në Gjeneratën e Republikës!

Asnjëherë nuk kishte hezituar por gjithmonë në vijën e parë të frontit sportiv, Rifat Shabani. 

Personalitet i respektuar në Gjilan e kudo në Kosovë! Mendjehollë, largpamës dhe me vizione të qarta.

Në vitet e 90-ta, në kohën e okupimit, ai me mijëra sportistë, kush më shumë e kush me pak, iu kundërvunë armikut serb. 
Rifat Shabani, i takon Gjeneratës së Republikës.  

Një trajner i shquar i hendbollit, një pedagog sportiv e shembull, që dha shumë për hendbollin dhe për sportin.
As kërcënimet  e pushtuesit serb, nuk e zmbrapsen Shabanin në rrugëtimin e tij, në misionin për Republikën. 

Ai është krenar që i takoi Gjeneratës së Republikës, që zhvilluan garat në kuadër të Republikës. Në fusha të improvizuara, dhe sot ky brez po i shijon kohën më të mirë edhe arenën ndërkombëtare. Pak burra ka sporti i Kosovës si Rifat Shabani, njeri i fjalës, trim e profesionist që s’e ka shoqin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat