Federata e Hendbollit Evropian nga publikuar vazot dhe sipas asaj Kosova dhe Serbia nuk do të mund të ballafaqohen mes vete në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022 në hendboll.
Një medium serb “Kurir”, shkruan mes të tjera: “EHF njoftoi se Kombëtarja e Kosovës nuk mund të jetë në të njëjtin grup me kombëtaren serbe.
Serbia është në vazon e dytë me Austrinë, Bjellorusinë, Portugalinë, Maqedoninë Veriore, Rusinë, Malin e Zi e Holandën dhe
Kosova në vazon e katërt me Finlandën, Italinë, Turqinë, Izraelin, Estoninë, Greqinë e Ishujt Faroe”. Me 16 qershor Kosova pritet të njihet me rivalët kur hidhet shorti.