Maqedonët pa koment, me pyetje të çuditshme për Kosovën

Hendboll

Maqedonët pa koment, me pyetje të çuditshme për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:17
Maqedonët pa koment, me pyetje të çuditshme për Kosovën

Vetëm Kosova ka vazhduar garat në hendboll qoftë për meshkuj e qoftë për femra. 
Maqedonët janë pa koment dhe bëjnë pyetje të çuditshme, se si është e mundur në kohë pandemie të zhvillohen garat e hendbollit në Kosovë dhe në krejt Evropën janë anuluar. 

“Hendbolli ende po luhet, a e dini se ku?”, është pyetja e gazetarit maqedon Dushko Andov në portalin “24rakomet.mk”. 

“Nuk kanë përfunduar të gjitha kampionatet evropiane. Duke pasur parasysh që Kosova nuk ka të drejtë të merr pjesë me skuadra në Ligën e Kampionëve, nuk e ka respektuar rekomandimin e EHF-it, që të gjitha kampionatet të përfundojnë deri në fund të majit, kështu që federata atje vendosi që të luajnë.

Ndeshjet e para gjysmëfinale të play-offi-t për titullin në garën për meshkuj dhe femra janë luajtur”, ka shkruar mes të tjera ky portal. 

Një fakt mos të harrojnë maqedonët, se Federata e Hendbollit e Kosovës ka një Izet Gjinovci, që është sekretar i përgjithshëm, e s’e ka askush një profil të tillë as në rajon e as në Evropë, një pasuri kombëtare, që rrezikon edhe kur dikujt s’ja kap truri. Kështu është Gjinovci, kur të gjithë pushojnë ai punon, kur të gjithë punojnë ai pushon! Kosova një shembull për të mirë në rajon e Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat