Morina, heroi sportiv - Bota Sot
Morina, heroi sportiv

Hendboll

Morina, heroi sportiv

Nga: K. Goca Më: 23 qershor 2020 Në ora: 20:21
Morina, heroi sportiv

Pa kushte, pa mjete financiare, e shtyri me gjoks deri në pikën e  fundit.
Nuk kishte mbështetje pothuajse nga askush, mblodhi ashtu si mundi mjete dhe e mbajti ekipin e Ferizajt, që dy vite i themeluar.  

Ferizaj është kampion i ri i Kosovës në hendboll (femrat) dhe ky është senzacioni më i madh. 

Njeriu që është heroi i sportit të Ferizajt është Xhavit Morina, ish hendbollist dhe sot kryetar i klubit ferizajas, duke bërë mrekullinë me kushtet që kishte. 

Njeriu më i merituar që klubi nuk u shua dhe në fund u stolis me titull.

Ferizaj finalen e parë e kishte fituar me 34:29 ndaj Istogut, ndërsa sot humbi me 27:26 në fushë të Istogut, por ngadhënjyen me rezultat të përgjithshëm 60:56 u stolis me titulli e kampionit.

Të gjithë kanë merita, por kryesori është Xhavit Morina, që nuk u dorëzua për asnjë moment, po ashtu edhe portierja Edona Rogova, që në ndeshjen e parë bëri atë që pak kush e bën, mbrojti atë që nuk mbrohet dhe arritën fitore me 34:29, që rezultoi sot të bëhen kampion i ri. 

Ferizaj sot është në festë të madhe, për dy vite si klub  kampion i ri i Kosovës, kjo është e rrallë në sport! Njeriu i vitit është Xhavit Morina, edhe kur e kishte xhepin bosh, nuk dorëzua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat