Kur skuadra e Kosovës luante derbin për vend të parë në ish Jugosllavi, ja shqiptari që debutoi me 17-18 vjet në ligën më të fortë në botë - Bota Sot
Kur skuadra e Kosovës luante derbin për vend të parë në ish Jugosllavi, ja shqiptari që debutoi me 17-18 vjet në ligën më të fortë në botë

Hendboll

Kur skuadra e Kosovës luante derbin për vend të parë në ish Jugosllavi, ja shqiptari që debutoi me 17-18 vjet në ligën më të fortë në botë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:34
Verim Zherka

Për ata që nuk e njohin historinë e sportit të Kosovës, për ata që flasin kot se koti dhe mendojnë që hendbolli ka filluar nga viti 1999!

Për ata që mendojnë se po lulëzojnë me cilësi, që janë krenari e 20 viteve të fundit e nuk i kanë në palestra më shumë se 50 e 100 shikues, e që besa as baballarët, e as dajallarët e nipat, e as të dashurat, se nuk kanë se çfarë të shikojnë.

Po sot e kemi një personalitet në mes të Kosovës, që atëkohë si 17-18 vjeçar debutoi në ligën më të fortë në botë, në ish Jugosllavi.

Image

Tabela e vitit 1987

Debutoi në fanellën e Borcit të Ferizajt siç quhej atëkohë, në mesin e yjeve, si Aziz Makiqi, Bujar e Besim Qerimi, Sefedin Reçica,  Hasan Bajrami, Ratomir Tomoviqi, Dragan Mlladenoviqi etj. Ai është Verim Zherka, që atëkohë kishte 17-18 vjeç dhe u paraqit në derbin e javës së tetë në mes Medveshçakut dhe Borcit, ku luftohej për vend të parë. Sot Superliga jonë nuk e ka një lojtar të kalibrit të Zherkës, mëkat e turp dhe për të vajtuar ditë e natë.

Deri në javën e shtatë Borci printe me 11 pikë apo me 5 fitore, një barazim e një humbje, por në Zagreb nuk i shkoi, nuk e kishin mbrëmjen dhe pësuan humbje me 32:23 (16:11) nga Medveshçaku, pikërisht në mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 1987! I ndjeri Basri Tupella ishte lojtari më i mirë i asaj mbrëmje me 13 gola.  Medveshçaku merr kreun me 12 pikë dhe Borci bie në pozitën e tretë. Një histori krenare e sportit të Kosovës, që duhet me studiuar brez pas brezi! Kjo histori ende po e mbanë gjallë hendbollin.  Ju klubete e Kosovës, merreni shembull, po KH Kastrioti i sotëm dikur ish Borci, lufto e ktheje krenarinë!

Image

Medveshçaku-Borci32:23 (16:11)
Pallati i sporteve në Zagreb.
Referuan: Dushan Qejak e Tomazh Jovanoviq nga Lubjana.
Shtatëshet: Medveshçaku 2 (2), Borci 8 (6).
Përjashtimet: Medveshçaku 18 dhe Borci 12 minuta.
Bajrami u përjashtua tri herë nga 2 minuta. 
Medveshçaku: Bashiq, Klajiq 2, Perkovac 5 (2), Çaçiç 4, Jarak 4, Vujica 2, Smajlagiq 5, Qesho 2, Periq 1, Markoviq 3, Saraçeviq 4 dhe Stërmeçki.
Borci: Mlladenoviq, Bajrami 2, Tupella 13 (5), Koprivica, Besim Qerimi 2 (1), Reçica 1, Bovan, Tomoviq 1, Bujar Qerimi 3, Zherka, Makiqi 1 dhe Maliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat