Vushtrria gjunjëzon Istogun, fiton Kupën e Kosovës 

Hendboll

Vushtrria gjunjëzon Istogun, fiton Kupën e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2020 Në ora: 18:35
Vushtrria gjunjëzon Istogun, fiton Kupën e Kosovës 

Skuadra e hendbollit Vushtrria është fituese e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat). Vushtrria tregoi lojë më të mirë, bëri me pak gabime dhe ia doli ta mposhtin Istogun e favorizuar për nga cilësia, me rezultat 22:17 (13:8), në finalen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ku ishin rreth 300 shikues.

Duket se Istogu nuk kishte arritur të këndellet që kur humbën titullin e kampionit, ku humbi edhe finalen e Kupës.

Portierja e Vushtrrisë, Njomza Kelmendi tregoi formë të mirë dhe më bashkëlojtaret e saja ngadhënjen në finale. 
Pjesa e parë përfundoi 13:8 në favorr të vashave vushtrriase, në pjesën e dytë ngrirë epërsia edhe në shtatë gola (15:8). Istogu afrohet në rezultat 15:16 në minutën e 45-të, por kjo ishte tëra që munden të bëjnë vashat e trajnerit Faruk Shala. Burneta Rama është më efikasja të Vushtrria me 8 gola.

Trajneri i Vushtrrisë, Arben Vushtrria, është sikur në qiellin e shatë që fituan Kupën, ndërsa Istogu e kishte fituar dy herë rresht këtë trofe në dy vitet e fundit.

Istogu - Vushtrria 17:22 (8:13)

Istogu: Rugova 7, Ujkiq 1, Milatoviq 2, Hetemi 1, Shatri, Shehdadi, Fejza, Venetski 1, Rexhaj 2, Halitaj, Ahmetxhekaj, Ferataj 3, Berisha

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Vokshi, Avdiu 5, Rama 9, Zymberi 2, Preniqi, Paci, Ramabaja 1, Rrahmani, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 2, Tërstena, Tahiri 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat