Suzana Ujkiq vazhdon kontratën me Istogun: Kënaqësi që jam pjesë e këtij klubi - Bota Sot
Suzana Ujkiq vazhdon kontratën me Istogun: Kënaqësi që jam pjesë e këtij klubi

Hendboll

Suzana Ujkiq vazhdon kontratën me Istogun: Kënaqësi që jam pjesë e këtij klubi

Nga: K. G. Më: 2 korrik 2020 Në ora: 18:02
Suzana Ujkiq vazhdon kontratën me Istogun: Kënaqësi që jam pjesë e këtij klubi

Pivotja Suzana Ujkiq apo prej hendbollisteve më të mira në Kosovë ka vendosur për të ardhmen e saj.  

Mbrojtësja më e mirë e shpallur për vitin 2019 nga Federata e Hendbollit e Kosovës, vazhdon kontratën me klubin më të organizuar dhe me kushtet më të mira që ka në vendin tonë, Istogu.

Reprezentuesja e Kosovës është e kënaqur që ka veshur fanellën e Istogut tash e tre vite e gjysmë dhe sipas saj, kushtet, organizimi, atmosfera janë arsyeja kryesore që i mbetet besnike klubit që është shembull për të tjerët. 

“Suzana Ujkic vazhdon kontratën me KHF 'Istogu'! KHF 'Istogu' ka kënaqësinë të ju njoftojë se sot hendbollistja Suzana Ujkiq ka vazhduar kontratën me klubin edhe për një vit.

Ujkiq është ndër hendbollistet më të dalluara tek KHF 'Istogu' në tri vitet e fundit, dhe vazhdimi i bashkëpunimit me të edhe për një vit tjetër sigurisht që është lajm mjaft i mirë për klubin tonë.
Pas vazhdimit të kontratës me KHF 'Istogu', Ujkiq deklaroi: ''Për mua siç e kam cekur gjithmonë do jetë edhe këtë herë nder dhe kënaqësi që do të jem pjesë e KHF 'Istogu' edhe për një vit tjetër.

Klubi sigurisht që do të përforcohet me disa hendbolliste kualitative dhe pres që në sezonin e ardhshëm ta kthejmë titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës përsëri në Istog.Të angazhohemi siç jemi angazhuar deri më tani dhe mos ti ndalemi punës, sepse me punë dhe përkushtim të madh së bashku mund ti arrijmë të gjitha".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat