Gjinovci në takim me ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi - Bota Sot
Gjinovci në takim me ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi

Hendboll

Gjinovci në takim me ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:21
Gjinovci në takim me ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, të shtunën mori pjesë në një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi.

Në takim ishte edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtues të federatave të mëdha sportive.
Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Gjinovci, ka prezantuar ecurinë e garave në hendboll, që kanë përfunduar pa asnjë problem.

Ndërkohë Zemaj dhe Dumoshi kanë falënderuar drejtuesit e federatave për punën e bërë në rrethanat e reja, pas shfaqjes së COVID-19.

Është bërë thirrje për respektim të plotë të masave të parapara nga Qeveria e Kosovës në luftë ndaj përhapjes së koronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat