Kosova pa ekipe në EHF European League!

Hendboll

Kosova pa ekipe në EHF European League!

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 17:37
Kosova pa asnjë ekip në EHF European League! Çka vitin e ardhshëm?

Kampioni i ri i Kosovës, Besa Famgas nga Peja,   ka pasur të drejtën e garimit në Ligën Evropiane (EHF European League), por ka vendosur për Kupën Evropiane. 

Edhe Ferizaj si kampion e kishte të drejtën e garimit në Ligën Evropiane. Por ka vendosur që të garojë në Kupën Evropiane. 

“Kjo ka ndodhur për shkak të situatës së krijuar pas shfaqjes së COVID-19, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka miratuar kërkesën e federatës sonë që Besa e Ferizaj të garojnë në Kupën Evropiane. 

FHK-ja i është drejtuar EHF-së me kërkesë të klubeve në fjalë”, njofton FHK. Për të garuar në EHF European League duhet deponuar 20 mijë euro, si garanci, mjete që do të kthehen pasi skuadra t’i përfundon garat!

Kjo shumë është shumë e madhe dhe e papërballueshme për ekipet tona kampione, ndaj kanë zgjedhur rrugën që të marrin pjesë në EHF Cup. 

Kampioni e ka obligim me përfaqësuar shtetin aty ku është kualifikuar, por si duket Covid 19 i ka penalizuar financiarisht.
Çfarë do të ndodhë në vitin e ardhshëm? 
A do të mbetet sërish Kosova pa përfaqësues në EHF European League!?

Duke njohur fuqinë financiare të skuadrave tona, nuk pritet që për disa vite Kosova të ketë përfaqësues në EHF League, sepse edhe skuadrat tjera tani do të kërkojnë të njëjtën mundësi dhe kjo mënyrë pritet të jetë praktike për skuadrat e vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat