Gegaj - paraqitje të mirë në Suedi

Hendboll

Gegaj - paraqitje të mirë në Suedi

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 14:16
Gegaj në formë, paraqitje të mirë në Suedi

Reprezentuesi i Kosovës, Leonard Gegaj e ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e parë për Karra HF në kategorinë e dytë të Suedisë. Për më shumë se 30 minuta lojë, Gegaj realizoi tri gola dhe kishte edhe tri asistime.

Skuadra e tij pësoi 38:27 nga Amo HK.

Gegaj është i kënaqur me paraqitje, duke pasur parasysh që të martën pësoi lëndim të këmbës.

Gegaj në janar do të jetë pjesë e U20 në Evropianin e Divizionit B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat