Deklaratë interesante e trajnerit bullgar, nuk pritej kjo për Kosovën!

Hendboll

Deklaratë interesante e trajnerit bullgar, nuk pritej kjo për Kosovën!

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:25
Deklaratë interesante e trajnerit bullgar, nuk pritej kjo për Kosovën!

Në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës, janë publikuar edhe fjalë miradije nga skuadra bullgare për hendbollin e Kosovës.

“Me respekt maksimal kanë folur te skuadra bullgare HC Dobrudja për hendbollin e Kosovës. HC Dobrudja është kundërshtar i Prishtinës në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Ndeshja e parë duhet të luhet më 14 nëntor në Prishtinë kurse e kthimit më 21 nëntor në Bullgari.
Dobrudja për herë të 16-të rresht garon në gara evropiane. Është interesant që ka debutuar në kohë të njëjtë me skuadrat e Kosovës, në edicionin 2005/06. 

Madje ndeshjen e parë evropiane, Dobrudja është dashur ta luaj ndaj Trepçës së Mitrovicës në kuadër të Kupës Sfiduese (Challenge Cup). Por Trepçës i ishte bërë padrejtësi duke mos iu lejuar udhëtimi në Krasnodar të Rusisë ku ishte luajtur turneu i grupit C të raundit të dytë të Kupës Sfiduese.
Prishtina llogaritet favorite ndaj Dobrudjas, bazuar në cilësinë që ka. Se hendbolli i Kosovës ka arritur nivel, e pranojnë edhe në klubin bullgar.

“Hendbolli është sporti numër dy në Kosovë sa i takon popullaritetit, pas futbollit. Sporti po zhvillohet shumë mirë në atë vend. I njoh të gjithë lojtarët reprezentues të Kosovës nga ndeshjet e tyre me Bullgarinë”, ka thënë Georgi Andreev, president dhe kryetrajner i klubit Dobrudja.

Përkundër përvojës, Dobrudja nuk ka shumë sukses në gara evropiane. 

Pos asaj fitoreje me rezultat zyrtar ndaj Trepçës, sukses ka arritur edhe në edicionin 2008/09 të Kupës Sfiduese. Në raundin e tretë e eliminoi ekipin nga Lituania, Dragunas Klaipeda, kurse në 1/8 e finales arriti fitore të pamjaftueshme ndaj Proleterit të Serbisë. 

Prej atëherë ekipi bullgar nuk ka shënuar fitore tjera. Kjo seri shpresohet të vazhdohet nga Prishtina, që kërkon më shumë sukses në Kupa Evropiane. Përbërja e Prishtinës me shumë lojtarë reprezentues jep shpresë për sukses”, shkruan në faqen e FHK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat