Kaos në hendboll!

Hendboll

Kaos në hendboll!

Nga: K.Goca Më: 17 shtator 2020 Në ora: 13:30
Kaos në hendboll!

Pas vetëm dy javëve të luajtura në Superligën e Maqedonisë së Veriut në hendboll, kaos me virusin korona. 

Covid-19 infektoi pothuajse të gjithë lojtarët e një klubit të hendbollit të Superligës. 

Klubi nga Shkupi informoi publikun përmes një deklarate se deri me tani 16 anëtarë të Golden Art KL7 janë pozitivë, për shkak të së cilës i gjithë ekipi i parë vendoset në vetizolim.

Image

“Klubi i hendbollit Golden Art KL7 informon të gjithë publikun sportiv dhe institucionet kompetente se pas ndeshjes së raundit të dytë të Superligës së Maqedonisë në hendboll, e cila u luajt në Radovish kundër ekipit me të njëjtin emër, disa lojtarë u shfaqen me simptoma të virusit Covid19 (ethe, humbje e shijes dhe erës).

Kështu që, klubi si një institucion që është maksimalisht përgjegjës ndaj lojtarëve dhe punonjësve të tij menjëherë kryen testimin në Klinikën Jean Mitrev, dolën 16 veta pozitiv me Covid-19”, njofton klubi Golden Art KL7.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat