Marigona Hajdari, “motori” i Ringkobingut

Hendboll

Marigona Hajdari, “motori” i Ringkobingut

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:55
Marigona Hajdari, “motori” i Ringkobingut

Marigona Hajdari edhe njëherë është dëshmuar si “motori” i skuadrës daneze, Ringkobing.

Ringkobingu të dielën barazoi 27:27 me Bjerringbro, ndërsa Marigona ka organizuar lojën në mënyrë të shkëlqyeshme. Lojtarja jonë është shquar edhe me efikasitet, duke realizuar pesë gola.

Hapësirë në ndeshje kishte edhe motra e Marigonës, Arlinda Hajdari, që këtë herë nuk u shënua në listën e realizatoreve.

Ajo mori vlerësimin e drejtuesve të klubit, njëjtë si Marigona, që është shquar edhe me asistime dhe me penalltitë që siguroi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat