Ferizaj ndeshet me Muratpasha Belediyesi SK, Istogu i pafat 

Hendboll

Ferizaj ndeshet me Muratpasha Belediyesi SK, Istogu i pafat 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:33
Çiftet

Skuadrat e Kosovës mësuan rivalet në Kupën e Evropës në hendboll (femrat).

Kampionja e Kosovës, Ferizaj do të luajë në udhëtim me ekipin nga Turqia, Muratpasha Belediyesi SK.

Hendbollistet Albulena Basha dhe Albulena Kelmendi me bashkëlojtare kanë një ndeshje shumë të vështirë ndaj turqve.
Istogu është i pafat. Kryetrajneri i Istogut ka për rivale ekipin shumë të fortë bjelloruse, Victoria – Berestie.

Sfidë shumë e vështirë. Istogu me hendollistet Esma Muratoviq, Albina Rugova, Tina Hetemi, Keta Venetsky, Natalia Millatoviq, portieri Blerta Ahmetxhekaj etj. do të orvaten të bëjnë më të mirën. 

Ndeshjet do të luhen më 14/15 nëntor dhe një javë më vonë.

 
Çiftet 
Muratpasha Belediyesi SK - Ferizaj 
Victoria Berestie - Istogu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat