I publikohet paga ndihmëstrajnerit të Kasim Kamenicës në Kosovë, Ja sa paguhej 

Hendboll

I publikohet paga ndihmëstrajnerit të Kasim Kamenicës në Kosovë, Ja sa paguhej 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 15:19
Kasim Kamenica

Pas zhurmës së madhe, se kanë marr apo jo paga, sigurohet edhe dëshmia se kur e ka marrë pagën Adnan Rudari, ndihmëstrajneri i klubit me renome Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), gjithnjë duke iu referuar brenda klubit.

Ish hendbollisti i mirënjohur Rudari ka qenë ndihmëstrajner i trajnerit të mirënjohur Kasim Kamenica.

Dëshmitë janë siguruar nga burimet e sigurta brenda klubit dhe që e dëshmojnë edhe me dëftesë, njërën nga to nuk do ta publikojnë sepse është edhe numri personal i të lartpërmendurit. 

Image

Adnan Rudari

Sipas dëshmive që figurojnë dhe janë dërguar për gazetën “Bota sot”, faktohet koha e pagës për Rudarin.

Adnan Rudari pagën e ka marrë me 13 mars 2020: 250.00 euro

Image

Me 22 maj 2020: 250 euro
Me 23 qershor 2020: 125 euro

Image

Me 9 korrik 2020: 200 euro.

Image

Presim edhe reagimin e Rudarit, që ta vërtetojë këtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat