Trajneri i Istogut dhe selektori i Kosovës U-20, i del në mbrojtje palestrës: Jo e ndershme që dikush të tentoj të përfitoj

Hendboll

Trajneri i Istogut dhe selektori i Kosovës U-20, i del në mbrojtje palestrës: Jo e ndershme që dikush të tentoj të përfitoj

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:02
Palestra e sportit në Istog

Kryetrajneri i nënkampiones së Kosovës, klubit të hendbollit Istogu (femrat), Faruk Shala dhe trajneri i parë i Kombëtares së Kosovës (femrat) dhe selektor i Kosovës U-20, i del në mbrojtje palestrës së re sportive në Istog.

Shala me një letër të hapur i drejtohet opinionit publik.

“Si sportist dhe trajner i klubit sportiv me të suksesshëm në Istog dhe ndër me të suksesshmit në Kosovë, apeloj të akteret politikë dhe mediale, grupet e interesit, që ti lënë sportistet të zhvillojnë aktivitetin e tyre pa presion psikik, të kanë qasje profesionale të mediave, ngase duke dashur ta sensibilizojnë opinionin po u bëjnë favore këtyre grupeve të interesit,  sepse koha e sensibilizmit ka kaluar dhe kjo qasje tani vetëm krijon favore.

16 vite me radhë kam udhëhequr KHF Istogun, duke u përkushtuar me të gjithë potencialin tim profesional dhe financiar, ndonëse për te gjitha këto vite kemi qenë pa palestër sportive ka pas kohë kur nuk kemi pas as poligon sportiv, me përkrahje minimale financiare por nuk jemi ndalur, kemi punuar fort më përkushtim dhe kemi fituar gjithçka që mund të fitohet në hendbollin e Kosovës, shumë tituj kampion, kemi nxjerr shumë kampione të vërteta, reprezentuese, duke u bërë klubi numër një në vend, 4 vite me radhë përfaqësojmë Kosovën në kupa të Evropës duke thënë fjalën tonë edhe atje, pjesë e 16 ekipeve me të mira ne Evropë, tani në fund të tunelit kemi parë një dritë, palestra e qytetit është bërë funksionale edhe pse ende e pa përfunduar plotësisht, por që me mirëkuptim nga komuna e Istogut, MKRS dhe punëkryesit kemi filluar të zhvillojmë ndeshje dhe kemi ngritur përformancën tone kemi kaluar raundin e dytë të Kupës së Evropës tani na pret ndeshja shumë e rëndësishme në raundin e tretë.

Image

Faruk Shala

Ne jemi te vetëdijshëm që palestra ka defekte teknike ende të papërfunduara, por duhet të keni parasysh një gjë shumë të vërtetë nëse kjo palestër shikohet në aspektin e përgjithshëm është e mrekullueshme, edhe me e mrekullueshme duket kur mendohet se në çfarë kemi kaluar deri tani dhe sa ka qenë e domosdoshme, janë 100 herë me të mëdha dhe me vlerë anët pozitive të saj, se sa punimet e pa përfunduara dhe demet e pa sanuar që sigurisht duhet më shumë këmbëngulësi të përfundohen plotësisht.

Andaj në kurriz të sakrificës tonë shumëvjeçare është jo e ndershme që dikush të tentoj të përfitoj.

Neve jemi duke u ballafaquar tani me një problem me madhor, po bashkëjetojmë me Covid 19, sportin po e zhvillojmë në vështirësi të reja, çdo ditë sportistet tonë janë të ekspozuar dhe mund te infektohen me Covid 19,  na presin ndeshje të vështira në Evropë udhëtime të gjata e të kushtueshme, kemi mungesë financash të mjaftueshme, na duhet qetësia e nevojshme dhe kushtet e nevojshme për tu përgatitur për këto ndeshje, për ta realizuar misionin tonë.

E misioni jonë është të jemi ambasador të sportit, ti përfaqësojmë në mënyrën me të mirë anët pozitive të Istogut dhe Kosovës pa dallime gjinore, fetare, grupore etj. andaj lus opinionin publik dhe të gjithë ata që përmenda me lartë  të kenë kujdes mos të deformohet ky mision”, shkruan Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat