Çuditë sportive nuk sosen kurrë! Gjithmonë kemi me qenë dëshmitarë të çudive sportive, dikush e rrah gjyqtarin, dikush vrapon lakuriq nëpër fushë në arenat evropiane, ndërsa kemi edhe ekipe të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), që veç një gol e shënojnë në pjesën e parë!
Besa Famgas nga Peja e ka mposhtur me rezultat 49:4 Prizrenin. Pjesa e parë e sfidës përfundoi 25:1!
A do të konkurrojë FHK për Libër të Ginisit? Rastin e ka, tezultati 25:1 në pjesën e parë, rekord i zi! Nuk ka ndonjë informacion!
FHK-ja nuk ka faj në këtë aspekt pse klubet nuk përgatiten dhe as që mund ia ndalon humbjet katastrofë.
Por federata e ka mundësinë apo privilegjin që të konkurrojë për Libër të Ginisit sepse klubet po i afrojnë këtë luks. Klubet nuk po punojnë si duhet dhe ndodhin edhe këto rezultate! Çfarë faji ka këtu FHK! FHK merret me çështje administrative dhe jo me stërvitje të klubeve!