Pikë e madhe për Prizrenin, Prishtina pa respekt për Trepçën, Drenica përmbys rezultatin! Kastrioti fiton

Hendboll

Pikë e madhe për Prizrenin, Prishtina pa respekt për Trepçën, Drenica përmbys rezultatin! Kastrioti fiton

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 21:37
Pikë e madhe për Prizrenin, Prishtina pa respekt për Trepçën, Drenica përmbys rezultatin! Kastrioti fiton

Në Superligën e hendbollistëve më nuk ka skuadra pa pikë të fituara. Pikën e parë në këtë edicion të dielën e fitoi Prizreni, në kuadër të javës së shtatë. Prizreni barazoi 35:35 në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. Pas pjesës së parë prizrenasit kishin epërsi 17:16, por ndeshja në fund nuk dha fitues.

H. Salihu shënoi 15 gola për Prizrenin që mbetet i fundit me një pikë. A. Neziri shënoi 14 gola për Vëllaznimin, që renditet i shtati me 5 pikë.

Rivalitet sportiv ka pasur edhe në ndeshjen Drenica – Llapi. Drenica fitoi 36:33 ndaj llapjanëve. Llapi pas pjesës së parë kishte epërsi 15:14, por që nuk e mbajti në pjesën e dytë. Drenica është e pesta me 8 pikë kurse Llapi i parafundit me 2 pikë.

Prishtina ka fituar ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 35:26, kurse të shtunën Kastrioti fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 30:27.

Trepça – Prishtina 26:35 (11:18)

Trepça: Buqinca, Shala, Sejdijaj, Klinaku 3, R. Shabani 2, Maxhera 6, A. Shabani 9, Mujka, K. Terziqi, B. Terziqi, Voca, Abazgjiku 2, Fejzullahu, Parduzi, Cimili 4.
Prishtina: Agushi, Beqiraj, Beshiri, Abazi 6, Bajqinovci 9, Shabani 10, Ramadani 1, Gjuka 2, Ademi, Syla 6, Kuleta, Quni, Visoka 1, Qela.

Vëllaznimi – Prizreni 35:35 (16:17)
Vëllaznimi: Neziri 14, Brahushi, Pozhegu, Morina, Lluka 9, Leka, Halili, Dukaj 1, Rama 4, Mamusha 1, Spahija 4, Luzha 2, Curri, Rexha.
Prizreni: Thaqi, Etemi, Ç. Thaqi, Koro, Ferati, Bytyqi, Krasniqi, Topalli, Gashi 7, Skenderi 6, Haxhimusa 5, Ibrahimi 2, A. Krasniqi, Buqaj, Salihu 15.

Drenica – Llapi 36:33 (14:15)
Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 9, Mehmeti 3, Dubovci 4, Zekaj 7, Hamza 4, Sahiti 2, Binaku 2, Batatina, Baliu 5, Lladrovci, Zariqi.
Llapi: Mani, Bogujevci, Havolli, Hoxha 12, Hasani 3, Beshiri, E. Bogujevci 4, Berisha 6, Bajrami 2, A. Mani, Ademi 5, E. Havolli 1.

Vushtrria – Kastrioti 27:30 (11:16)
Vushtrria: Pllana, F. Jashari 5, Karaqa 1, Sadiku, Emini, Musa 6, M. Jashari 9, Mejzini, Tahiri 1, Miftari 5, Musa, Mehmeti, Fazliu, Al. Mehmeti.
Kastrioti: Hajdini, Bega 1, Hoxha 2, Selmani 1, Rudari 3, Mustafa 6, Bislimi 8, Brahimi 8, Bytyqi 1, Qerimi, Tafarshiku, Dugolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat