Superfuqia bjelloruse në Kosovë, ndeshen me Istogun të shtunën

Hendboll

Superfuqia bjelloruse në Kosovë, ndeshen me Istogun të shtunën

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:47
Lojtarja bjelloruse

Liderja e Kosovës, Istogu, ka punë të zorshme në fundjavë (me 21 e 22 nëntor) kundër Victoria Berestie nga Bjellorusia, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.

Të dyja ndeshjet do të luhen në palestrën e sportit në Istog, sipas marrëveshjes së klubeve!
Victoria Berestie është skuadër shumë e fortë në Bjellorusi, nga nëntë ndeshje ka tetë fitore e një humbje sa ka edhe BNTU BelA3. Dy skuadra që kryesojnë renditjen! 

Victoria Berestie është një skuadër shumë e fortë dhe që ka gjatësinë mesatare 175 centimetra. Istogu po përgatitet për këtë sfidë të madhe.

Image

Tabela në Bjellorusi

“Istogu synon një vend në 1/8 e finales së EHF European Cup, kundër bjelloruseve të Victoria Berestie, të dy ndeshjet zhvillohen në Istog, ditën e shtunë dhe të diele nga ora: 18:00”, shkruan në faqen e Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat