Kastrioti gjunjëzon kampionen e Kosovës, Dinarica ndër më të dalluarat 

Hendboll

Kastrioti gjunjëzon kampionen e Kosovës, Dinarica ndër më të dalluarat 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 19:03
Kastrioti gjunjëzon kampionen e Kosovës

Kastrioti nga Ferizaj ka shënuar fitoren e 4-të nga gjashtë ndeshjet e deritashme në elitën e hendbollit të Kosovës.

Vashat e Kastriotit fituan derbin e qytetit, duke e mundur me rezultat 25:18 (12:6) Ferizajn, ndeshje e mbetur e javës së 5-të.

Kastrioti ka treguar lojë shumë më të mirë se kampionet në fuqi, duke arkëtuar dy pikë të mëdha.

Image

Mirlinda Dinarica

Kryetrajneri i Kastriotit, Korab Syla, ia doli ndaj rivales së qytetit.

Portierja Mirlinda Dinarica është ndër më të merituarat për këtë fitore së bashku me Adriana Salihun që ka realizuar 12 gola, e ndihmuar edhe nga Elza Reçica me 6 gola dhe në mbrojtje nga Ermira Salihu dhe Vahide Gashi, me bashkëlojtare tjera. Salihu ishte e pandalshme, ndërsa Dinarica ka mbrojtur 14-15 goditje.  Ferizaj u angazhua maksimalisht por as përforcimi nga Maqedonia, Stojkovska, nuk iu ndihmoi.

Image

Kastrioti ngrihet në vend të katërt me 8 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet në pozitën e gjashtë me 6 sosh.

Kastrioti - Ferizaj 25:18 (12:6)

Palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Pa shikues.
Gjyqtarë: E. Beqiri, I. Krasniqi.
Shtatëshe: Kas. 4 (4) - Fer 2 (1).
Kastrioti: Dinarica, E. Salihu 1, Stagova 2, Gurgorovci,  E. Reçica 6, Gashi 4, Misini, Ad. Salihu 12, F. Gashi, S. Reçica, Grainca dhe Beqiri.
Ferizaj: Trenoska, Basha 1, Domaneku 5, Çerkini, Thaqi, Kupina, Sylejmani 1, Kelmendi 8, Stojkovska 3, Huruglica,  Bytyqi dhe Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat