Superfuqia e Kosovës, Besa Famgas si kurrë më e motivuar kundër boshnjakëve 

Hendboll

Superfuqia e Kosovës, Besa Famgas si kurrë më e motivuar kundër boshnjakëve 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 14:57
Superfuqia e Kosovës, Besa Famgas si kurrë më e motivuar kundër boshnjakëve 

Besa Famgas është e përgatitur në çdo aspekt kundër klubit nga Bosnja dhe Hercegovina, Bosna Visoko Vispak, në kuadër të rrethit të dytë të kualifikueseve për Kupën e Evropës në hendboll. 

Pejanët janë të mobilizuar si kurrë më parë dhe të etur për të kaluar në rrethin e tretë, nuk do të jetë vetëm sukses i tyre por edhe i tërë shtetit të Kosovës. 

Besa si gjithmonë, edhe kësaj here është e vendosur si kurrë që të shënojë fitore dhe që ta zbardhin fytyrën e hendbollit tonë, ta rrisin rejtingun e tyre në rrafshin ndërkombëtar.

Image

Hamëz Idrizi, shembull për gjithë hendbollin e Kosovës

Të dy ndeshjet do të luhen në palestrën e sportit “Karagaç” në Pejë dhe sipas marrëveshjes së klubeve. 
Nesër (në orën 15.00) dhe pasnesër (16.00), dy ndeshje që priten me emocione nga dashamirët tanë dhe të bindur se Besa do të kalojë më tej.

Besa Famgas nga Peja ka një kontingjent të hendbollistëve të pasur, secili më i mirë se tjetri.

Një klub me një kryesi të shkëlqyeshme, të udhëhequr nga babë e bir, Hamëz dhe Enis Idrizi, janë shembulli më i mirë, se si ndërtohet një ekip, jo vetëm për nga loja por edhe nga disiplina edhe nga kushtet më të mira që ka në shtetin e Kosovës. 

Image

Enis Idrizi, president i klubit, i palodhshmi

Fakti tjetër dhe mjaft i frikshëm, për 21 vite të pasluftës, numërojnë 25 trofe, 14 tituj të Kosovës dhe 11 Kupa, që askush nuk i ka në vendin tonë dhe do të shkojë me dekada, që ndokush nga klubet të prekin këtë mrekulli. 

Një klub që po fuqizohet gjithnjë e më shumë, që tash e një kohë ka prurë trajner nga Spanja, Javier Cabanas, që ditë më parë u shkrua gjer e gjatë për të edhe nga gazeta më e njohur spanjolle, “Marca”,  që ka tirazh miliona kopje.

Jo vetëm për Cabanas por edhe për hendbollistin Victor Alonso. Krah i djathtë i trajner Cabanas është edhe Arben Muqolli, ish hendbollisti më i mirë dhe bindshëm në 20 vitet e fundit.  Jo vetëm dy spanjollë, ka edhe boshnjakun e papërmbajtshëm Nikolla Prce, që e bën diferencën në secilën ndeshje apo siç thonë në popull sa më i vjetër aq më i mirë, i cili ka kaluar të 40-ta.

Është greku Charakampos Mallios, një lojtar i vyeshëm dhe me vendorët secili më energjikë se tjetri, që nga Egzon Gjuka, Drilon Tahirukaj, Jon Muqolli, Kastriot Jupa, Yll Muqolli, Bajram Idrizi, portieri Mursel Mehmeti etj.  Aty ku punohet edhe rezultatet janë të pashmangshme, sa për Kosovë, e gjithë liga të bëhet bashkë, prapë i pret e njëjta katastrofë nga klubi pejan.

Lista e hendbollistëve të Besa Famgas: 
Mursel Mehmeti, Arti Luzha, Ilir Thaçi, Jon Vokshi, Egzon Gjuka, Elion Vokshi, Bajram Idrizi, Dion Idrizi, Jon Muqolli, Nikolla Prce, Yll Visoka, Ermal Dukaj, Ardit Tafilaj, Drilon Tahirukaj, Kastriot Jupa, Arbios Mushkolaj, Bujar Ramosaj, Yll Muqolli, Charakampos Mallios, Victor Alonso.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat