Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, po e kërkon formulën më të mirë të lojës, që me ekipin e tij t’i kundërvihet Victoria Berestie nga Bjellorusia (femrat), në takimin që luhet sonte në orën 18.30 në palestrën e re në Istog.
Në Bjellorusi goxha jehonë i kanë dhanë kësaj ndeshje, që besa që luajnë edhe në palestrën e re të Istogut.
Loun Karpolik, trajner i Victoria-Berestie pak a shumë ka njohuri për lideren e Kosovës, pasi që vitin e kaluar ishin kundërshtare e Gomelit!
Shala apo Karpolik, cili do ta ketë taktikën më të fortë?
Disa media bjelloruse raportojnë, sy ky takim do të jetë i vështirë për Victoria ndaj Istogut të Faruk Shalës, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës.
Në radhët e Istogut që të gjitha hendbollistet janë të motivuara, ndërsa edhe bjelloruset kërkojnë fitore.