Edhe një fitore bindëse për Besën, fitojnë edhe Prishtina dhe Ferizaj

Hendboll

Edhe një fitore bindëse për Besën, fitojnë edhe Prishtina dhe Ferizaj

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:29
Edhe një fitore bindëse për Besën, fitojnë edhe Prishtina dhe Ferizaj

Pas fitoreve të thella në gara evropiane, Besa Famgas i është kthyer sfidave vendore. Kampionia aktuale, Besa Famgas, të martën e luajti ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës ndaj Vushtrrisë.

Ndeshjen në Vushtrri e fituan pejanët me rezultat të lartë, 45:17. Besa është e para në tabelë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur. Ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme.

Vushtrria është e teta me 4 pikë.

Në Superligën e hendbollisteve janë luajtur dy ndeshje të mbetura të javës së gjashtë. Prishtina fitoi ndaj Vjosës me rezultat 23:15 kurse Ferizaj e mposhti KEK-un me 30:23.

Vushtrria – Besa Famgas 17:45 (6:23)

Vushtrria: Ibishi, Pllana, F. Jashari, Karaqa 3, Emini, M. Jashari 6, Mejzini 3, Tahiri, Miftari 4, Mehmeti, Al. Mehmeti, Hyseni 1.

Besa Famgas: Prce 4, Y. Muqolli 10, Jupa 9, Mushkolaj 6, Visoka 3, Tahirukaj 5, Ramosaj 2, J. Muqolli 5, Mallios 1, Mehmeti, Luzha.

Femrat

Vjosa – Prishtina 15:23 (8:13)

Vjosa: Shabani 6, Behluli, Rama, Imeri 1, Tërshani, V. Imeri 2, Hasani 2, Bu. Hasani 4, Feka.

Prishtina: Uka, Stagova 5, Behluli, Bahtijari 1, Kurteshi 3, Ibrahimi, Shala 3, Ipçi 5, Prapashtica 1, Nivokazi 5, Krasniqi.

Ferizaj – KEK-u 30:23 (13:12)

Ferizaj: Domaneku 4, Dinolli 5, Ma. Dinolli, Kelmendi 11, Sylejmani 5, Kupina, Qerkini 2, Rashiti, Hoti 3.

KEK-u: Ramadani, Grajqevci 2, Klinaku 6, Dedinca, Smakiqi, Asllani 2, E. Grajqevci 10, D. Grajqevci, Selmanaj 3.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat