Faton Hasani ia bën të qartë Serbisë: Sa më herët që e kuptojnë do të jetë më mirë për ta!

Hendboll

Faton Hasani ia bën të qartë Serbisë: Sa më herët që e kuptojnë do të jetë më mirë për ta!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2022 Në ora: 20:25
Faton Hasani i bën të qartë Serbisë: Sa me herët që e kuptojnë do të jetë më mirë për ta!

Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) sot ka mësuar kundërshtarin për në rrethin e parë kualifikues të Kupës së EHF-it në hendboll.

Klubi me renome ferizajas do të ballafaqohet me Graçanicën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kryetari i klubit të Kastriotit, Faton Hasani, shprehet kritikë më mënyrën se si është hedhur shorti në Vjenë. 

Hasani ia ka bërë të qartë Serbisë, që një herë e përgjithmonë duhet ta kuptojnë se Kosova është shtet dhe i barabartë me të gjitha shtetet e botës, ndaj nuk guxojnë të ndodhin gjëra sikur sot që me automatizëm në short, të mos lejohet përballja mes skuadrave të Kosovës dhe të Serbisë. 

“Hedhja e shortit ku me automatizëm pamundësohet loja mes ekipeve nga Serbia dhe Kosova duhet të mënjanohet sa më shpejtë në praktikë.

Kosova është shtet i pavarur dhe këtë duhet ta kuptojnë edhe institucionet dhe politika në Serbi si dhe institucionet sportive në Serbi dhe sa më herët që e kuptojnë do të jetë më mirë edhe për vetë Federatën e Sportit në Serbi.

Tashmë ky realitet nuk do të zhbëhet kurrë dhe besojmë se me kohën do të mënjanohen këto barriera Kosova dhe Serbia janë vende fqinjë dhe si të tilla duhet të trajtohen dhe të mos këtë pengesa në sport.

Sa i përket lojës me ekipin nga Bosnja do të përgatitemi maksimalisht për të arritur fitoren të cilën e pret edhe publiku ferizajas me përforcimet e bëra dhe ato që do t’i publikojmë ditëve në vijim besojmë se jemi të përgatitur për fitore. 

Kryesia, pastaj  pjesa teknike dhe trajnerët e lojtarët do ta bëjnë maksimumin që të përgatiten sa më mirë për lojën që na pret me ekipin nga Bosnja.

Gjithashtu do t’i realizojmë të gjitha përgatitjet e nevojshme sipas protokolleve zyrtare që ekipin nga Bosnja ta presim në mënyrë të duhur dhe konform obligimeve dhe rregullave të caktuara”,  thotë Hasani.

Në ndeshjen e parë Kastrioti është vendas. Ndeshjet luhen më 10/11 e 17/18 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat