Humb jetën tragjikisht sportisti i Kosovës

Hendboll

Humb jetën tragjikisht sportisti i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:46
Hendbollisti i ndjerë

Lajm i rëndë e ka goditur sportin e hendbollit. Hendbollisti i talentuar Butrint (Vetim) Bajrami humb jetën tragjikisht në aksident komunikacioni, duke shokuar gjithë sportdashësit e më gjerë jo vetëm në komunën e Podujevës. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e lojtarit tonë, kontribuuesi kryesor që KH 'Llapi' gjendet në këtë pozitë. Në 4 vitet e fundit ishte portieri i vetëm duke mos munguar as edhe njëherë në stërvitje dhe mungoi vetëm atë natë që nuk u kthye më... Zoti të mëshiroftë me Xhenet, Të Zotit jemi dhe vetëm te ai kthehemi. Ngushëllime familjes dhe të jeni krenar për Butrintin”, thuhet në komunikatën e KH Llapit. Bajrami nuk kishte më shumë se 20 vjet, ish ndër talentet më të mëdhenj të kësaj loje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat