Edhe një barazim i Kosovës në përballje dramatike

Hendboll

Edhe një barazim i Kosovës në përballje dramatike

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 18:37
Kosova U-20

Djelmoshat e Kombëtares së Kosovës U -20 sonte në një finish dramatik barazuan me rezultat 27:27 me Moldavinë, në Kampionatin e IHF Trophy – Europe, që po mbahet në qytetin Kutaisi në Gjeorgji. Kosova është në grupit B së bashku me Maltën dhe Moldavinë. Ndeshja Kosova U-20-Moldavia U-20, ka qenë lojë e fortë e burrërore e cila shikuesit i kënaqi për ka cilësia, në të cilin nuk munguan duelet e forta për çka pati edhe lëndime te disa lojtarëve. Fillimisht Kosova e nisi dobët takimin dhe Moldavia ishte në avantazh prej 8:4, mirëpo gradualisht me kalimin e kohës loja jonë u përmirësua dhe në saje të veprimeve të sakta dhe shënime të Qunit, Xhafollit, Muqolli, Tahirukajt dhe Hazirit, si dhe mbrojtjeve të shkëlqyeshme të Berishës rezultati u përmbys, në fund të pjesës së parë ishte 12:15. Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, ngase tanët udhëhiqnin gjithnjë me 3:4 gola diferencë, që me kalimin e kohës filloi të bie intensiteti dhe forca e lojtarëve tanë. Në pesë minutat e fundit u zhvillua dramë e vërtetë. Rezultati ishte i ngushtë gjithnjë me një gol për Kosovën, mirëpo falë një gabimi drastik të gjyqtarëve, topi iu jepet moldavianëve te cilët barazojnë rezultatin  ne minutën e 59:20 sekonda. Ne sulmin e fundit akordohet penallti për Kosovën fatkeqësisht nuk e realizon, pasi godet shtyllën, dhe 30 sekondat e fundit apo më saktësisht 5 sekondat e fundit portieri Berisha priti  dy gola të 100 për qind dhe ndeshja përfundoi baras. Kosova tani duhet ta mposhtë pasnesër me më shumë gola diferencë Maltën me të cilën Moldavia luan nesër për t’u plasuar në gjysmëfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat