Nuk mbahet hendbolli me lëvdata

Hendboll

Nuk mbahet hendbolli me lëvdata

Nga: Dervish Berisha Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 10:55
Dervish Berisha

Debate

Nuk mbahet hendbolli duke u reklamuar dhe me lëvdata, duhen rezultate mi arsyetuar ato në terrene dhe jo me postime në fb e postime të ndryshme. Por duhet në terren si po e realizon KH Besa dhe KHF Prishtina.  Besa është e pandalshme sepse ekipet tjera janë larg punës profesionale dhe rregullores së statutit që ka një ekip, sepse organizimi, puna korrekte e profesionale sjell rezultatin që po vërehet qartë. Andaj edhe pse Kastrioti, Trepça e Drita janë në rrugë të mirë që pritën rezultate të mira në të ardhmen, por nëse nuk punohet me një intensitet të shtuar nuk do të ketë suksese. Baza kryesore janë të rinjtë,  udhëheqja e mirë, korrekte dhe nëse ata që udhëheqin nuk e njohin hendbollin dhe shikojnë interesat personale aty nuk do të ketë sukses, sepse dukuria e interesit, familjarizmi ku ka njerëz që punojnë në klube, se njohin hendbollin apo e njohin at të viteve 60-ta dhe ne ende angazhojmë njerëz ku para 50 vite kanë punuar në hendboll dhe gjatë viteve 76/91 ku hendbolli ynë ishte në nivelet më të mëdha. Atëherë këta që sot punojnë nuk kanë qenë as pjesë e ndonjë klubi e tani na presim rezultate të mira nga ta, jo vëllezër. Jo, ata janë vetëm që të marrin pjesë në gara se dikush përfiton nga ajo, andaj është e pa qartë që disa ekipe marrin pjesë apo janë pjesë e Superligës, që është nënçmim i vetë ligës sidomos te femrat, kurse disa arsyetohen për garat vendore e europiane, se ky asht kaçiku ynë apo mundësitë tona.

Kemi talentë e talente, njerëz që din e munden me punuar, por nuk i afrojnë ata por vetëm ata që iu konvenon. Nuk kanë vend ata, jo, më mirë me thënë keq po shkon, keq po menaxhojnë, pa njerëz që meritojmë dhe e njohin hendbollin. Derisa të jetë përfitimi e interesi individual e përfitimi në shpinë të hendbollistëve e hendbollisteve nuk do të ketë rezultate, sepse ka ekipe që kanë pas raste t’i lejojnë ata që din me punuar, me udhëheq, por nuk lejojnë klani përfitues e antihendboll, kjo dukuri është dominuese në vitet e fundit, andaj nëse nuk angazhohen njerëzit adekuat. Vitet që vijnë do të jemi me dy - tri ekipe të meshkujt ashtu tri-katër të femrave, sepse tjerat nuk di pse marrin pjesë kur humbin me 30 gola diferencë. Aty nuk ka hendboll, por është shuarje e nënçmim i hendbollit, nuk është e nevojshme me i përmend me emra që vetë isha prezent dhe i pash se si luajnë në Superligë. Nuk din ta bëjnë pasimin e topit dhe pranimin e topit që vërtet gjynah me ra aq poshtë Superliga. Mos u merrni me lëvdata që e keni mposhtur Deçanin apo KEK-un, që as topin nuk din me pranuar e pasuar, por aty ku luhet hendbolli. KHF Prishtina i dërrmon ekipet me diferencë të madhe, KH Besa shënon fitore sa te donë me epërsi. Ky është realiteti!

Autori është ish-hendbollist i gjeneratës së artë

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat