Luftë nervash, maltezët kalkulonin, por Kosova i shkatërroi

Hendboll

Luftë nervash, maltezët kalkulonin, por Kosova i shkatërroi

Nga: K.G. Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 14:00
Pamje nga ndeshja e sotme

Kombëtarja e Kosovës U-20 triumfoi me rezultat 52:18 ndaj Maltës U-20, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B të Kampionatin IHF Trophy – Europe, që po mbahet në Gjeorgji. Hendbollistët tanë treguan kualitetin e tyre dhe u kualifikuan më tutje, pasi që zënë vendin e parë me tre pikë. Drenit Tahirukaj ka qenë më i dalluari me 13 gola, i ndihmuar nga Jon Muqolli, Albi Gjuka, Alban Haziri me nga 9 gola, Etrit Xhafolli me 8 sosh etj. “Ndeshja e sotme  kundër Maltës ishte e vështirë sepse djelmoshat tanë hyn me imperativ të fitores mbi 33 gola diferencë, sepse për t’u kualifikuar për gjysmëfinale dhe të takohet me një rival më të lehtë në këtë rast Britaninë e Madhe e jo me nikoqirin Gjeorgjinë. Dje Moldavia e mposhti Maltën me rezultat 48:15, dhe sot të gjithë ishin në tribuna duke përkrahur Maltën, por djelmoshat e Kombëtares nuk iu lejuan këtë kënaqësi”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

“Duhet theksuar se hendbollistët tanë ishin te angazhuar dhe efikas, duke bërë lojë të shpejt,  e te cilën u dalluan lojtarët e krahut Tahirukaj dhe Gjuka, pastaj Haziri agil dhe konstruktorët e lojës Muqolli dhe Xhafolli, te ndihmuar nga Ramadani dhe Quni në mbrojtje. Mirëpo, duhet lavdëruar edhe të gjithë të tjerët që u angazhuan për fitore, si Mustafa, Lluka, Basholli, Avdulli, Gubetini, si dhe portierët Berisha dhe Luzha. Kryetrajneri Fatmir Muhaxheri dhe përzgjedhësi Taip Ramadani, gjatë ndeshjes bënë zëvendësimet e duhura, duke taktizuar dhe pushuar bartësit e lojës për finishin e takimit që ishte luftë nervash, pasi maltezët kalkulonin dhe zhagitnin lojën duke përforcuar në kohë”, thuhet nga FHK. Kosova U-20 të shtunën takohet me Britaninën e Madhe U-20.

Kosova U-20-Malta U-20 52:18 (26:8)

Palestra e sportit në Kutaisi në Gjeorgji.

Kosova: Berisha, Gubetini, Mustafa 1, Haziri 9, Tahirukaj 13, Xhafolli 8, Gjuka 9, Ramadani, Avdulli, Luzha, Quni 3, Muqolli 9, Lluka dhe Basholli.

Malta: Hendrix, Gruppetta, Busuttil, Harrison 8, Camilleri, A. Cassar 2, Gauci 1, Rizzo 2, R. Cassar 1, John, Brinkat 1, Spiteri 2, Borg 1 dhe Bayliss.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat