Limani nga spitali emocionon ekipin

Hendboll

Limani nga spitali emocionon ekipin

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 10:59
Mensur Limani në spitalin e Tiranës

Hendbollisti Shqiprim Limani ka emocionuar ekipin e tij para nisjes në Sllovaki, KH Kastriotin e Ferizajt, ku nesër do të takohet me Sala-n. Ndeshja e parë luhet me 18 nëntor në orën 19.00, ndërsa një ditë më vonë ajo e kthimit në orën 18.00 dhe në të njëjtën palestër, në Sala, ndeshje e rrethit të tretë të garave evropiane përkatësisht Challenge Cup. Limani është i mërzitur që nuk mundet t’i ndihmojë shokëve, i cili gjendet në njërën nga spitalet e Tiranës, pasi që një kohë nuk qe në gjendje të mirë shëndetësore. Mirëpo gjendja e tij tani është përmirësuar dukshëm. “Unë si lojtar i KH Kastriotit i iu dëshiroj udhëtim të mirë, pastaj ju uroj sukses gjthëve lojtarëve në lojë edhe pse nuk jam prezent aty për shkak shëndetit, unë me zemër jam aty te ju përkrah gjithashtu i uroj suksese trajnerit më të mirë në Kosovë Verim Zherkës. Sepse me punën e tij klubi do të nxjerr një rezultat pozitiv në Sllovaki. Klubi i zemrës me mungon që nuk jam prezent, lutem në një rezultat pozitiv”, tha Limani për gazetën kombëtare ‘Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat