Paraqitje e fortë e Kastriotit në Sllovaki, por...

Hendboll

Paraqitje e fortë e Kastriotit në Sllovaki, por...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 22:33
Pamje nga ndeshja

As kryetrajneri Verim Zherka nuk e kishte pritur se me Kastriotin do t’i rezistojnë aq fortë ekipit sllovak, HKM Sala. Kastrioti i Ferizajt pësoi humbje me rezultat 31:29 nga HKM Sala, në takimin e parë të rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll. Djelmoshat ferizajas ishin në cilësinë e vendasit, ndërsa nesër në orën 18.00, po në palestrën e sportit në qytetin Sala të Sllovakisë, do të zhvillohet takimi i kthimit. Të dyja ndeshjet luhen në Sala me marrëveshje të klubeve, dhe sigurisht është mëkat që ferizajasit kanë bërë një gjë të tillë, sepse do të kishin dalë edhe më mirë sikur të luanin në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj. Një ndeshje e fortë dhe me rezultat të ngushtë përfundoi në fund. Në periudhën e parë të lojës, Sala ishte në epësi me 6 gola (18:12), por në  30 minutat e dytë, ferizajasit morën zemër dhe e ngushtuan humbjen në dy gola (31:29). Kastrioti ka gjasa reale që nesër të befasojnë dhe të vazhdojnë më tutje, ndonëse do të jetë vështirë kur kihet parasysh se HKM Sala ka përparësinë e fushës. Hendbollisti Vlerëson Zherka ka qenë më i dalluari me 8 gola, i ndihmuar nga Jeton Bislimi e Korab Syla me nga pesë gola, ndërsa te Sala  Guzy e Michniewicz u shquan me nga tetë gola.

Kastrioti-HKM Sala 29:31 (12:18)

Palestra e sportit, Sala.

Gjyqtarë: Gytis Sniurevicius e Andrius Grigalion (Lituania)

Përjashtimet: Kas. 14 min. – Sala 8 min.

Shtaëshet: Kas. 3 (3), Sa. 4 (2).

Kartoni i kuq: Tahirsylaj (tri herë nga dy minuta).

Kastrioti: Mehmeti, Zherka 8, Bislimi 5, K. Syla 5, Salihu 4,Tahirsylaj 3, B. Syla 2, Haxhimusa 1, Ibrahimi 1, A. Dugolli, D. Dugolli, Hoxha, Mehmeti, Mustafa, Ramadani dhe Shabani.

HKM Sala: Guzy 8, Michniewicz 8, Krok 4, Melnyk 4, Szapu 3, Mazar 2, Sulc 2, Bandri, Borilovic, Dudas, Fabián, Janicek, Krokavec, Maguska, Percze dhe Repan./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat